Bush dhe Obama kishin refuzuar sulmin ndaj gjeneralit iranian

Presidenti Amerikan, Donald Trump autorizoi sulmin mbi Soleimanin të premten por presidentët Bush dhe Obama e kanë refuzuar një vendim të tillë, pasi e cilësonin si shumë të rrezikshëm. Trump tha se SHBA-ja ishte gati të godiste 52 objektiva të rëndësishme për Iranin dhe kulturën iraniane. Ai tha se 52 objektivat e identifikuara nga SHBA përfaqësonin 52 amerikanët që u mbajtën peng në Iran për më shumë se një vit në vitin 1979 pasi u morën nga ambasada amerikane në Teheran. Ministri i jashtëm iranian, Javad Zarif, reagoi ndërkohë në Twitter duke thënë se vrasja e Soleimanit ishte një shkelje e ligjit ndërkombëtar dhe se marrja në shënjestër e objektivave kulturore do të përbënte një krim lufte.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?