Çantën e shkollës plot me kokainë, kapen dy adoleshentët shqiptarë në Itali (VIDEO)

Dy adoleshentë shqiptarë janë arrestuar në Breshia të Italisë, pasi u kapën me kokainë në çantën e tyre të shkollës.

Një prej 14-vjeçarëve kishte mbushur çantën e tij të shkollës me 3 kilogramë kokainë, por pas kontrollit të ushtruar në banesën e tij iu gjet dhe një sasi tjetër.

Policia e Breshias zhvilloi operacionin, në përfundim të të cilit u sekuestruan 15 kilogram kokainë, si dhe u prangosën dy shqiptarë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nëse do të shitej në treg, droga e sekuestruar sipas policisë italiane do të arrinte vlerën e 4 milion eurove.

Swiss Digital Mobile Reklama

Rreth 9 kilogram kokainë narkotike u gjetën në shtëpinë e adoleshentit të cilat ishin fshehur në raftin e librave për t’u kamufluar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?