Carl Bildt: Nga veto e Macron rrezikohet edhe Serbia me Malin e Zi

Agjencia e lajmeve Tanjug, shkruan se ish-kryeministri suedez Carl Bildt, disa herë i dërguar special i BE dhe OKB në Ballkan, tha se vendimi francez për refuzimin e çeljes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë të Veriut jo vetëm është një ”gabim historik i BE por edhe një “shuplakë” ndaj ambicieve të vendeve si Serbia dhe Mali i Zi për tu antarësuar në union me të drejta të plota.

“Ndoshta nuk është e shkruar diku, por nënkuptohet që veto-ja franceze vlen edhe për Serbinë Malin e Zi dhe Bosnjen,  dhe do të ketë pasoja për çështjet ende të pazgjidhura në Ballkan”, deklaroi Bildt.

Bildt tha gjithashtu se “vendimi do të destabilizojë qëndrimin e Bashkimit Europian ndaj Ballkanit dhe se Macron flet në mënyrë elokuente për një qasje globale për BE-në, duke vënë veten si një prijës i kësaj qasje, “por që është tejet e vështirë duke parë besueshmërinë aktuale të Bashkimit Europian”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?