Çdo 30 sekonda shtrohet në spital një pacient me Covid-19
Drejtori ekzekutiv i Shërbimit Kombëtar të Shëndetit të Britanisë së Madhe, Simon Stevens, thotë se spitalet dhe punonjësit mjekësorë në vend janë nën presion të madh. Ai theksoi se në Britaninë e Madhe, një person shtrohet në spital çdo 30 sekonda për shkak të infeksionit me Covid-19.
Kryediplomati britanik Dominic Raab tha për “Sky News” se deri në shtator, të gjithë të moshuarit në Mbretërinë e Bashkuar duhet të marrin dozën e parë të vaksinës kundër virusit vdekjeprurës. Raab tha se masat kundër përhapjes së virusit nuk do të hiqen menjëherë, duke shtuar se autoritetet britanike gradualisht do t’i lehtësojnë ato kur të vijë koha.
Në Mbretërinë e Bashkuar, pas zbulimit të një llojit të ri të koronavirusit që transmetohet më shpejt, ka pasur një rritje drastike të numrit të infektimeve të reja dhe vdekjeve. Mbretërinë e Bashkuar dje u regjistruan 1.295 raste të vdekjeve nga Covi-19, ndërsa u regjistruan 41.346 raste të reja të infeksionit.