Çdo ditë orë policore në Maqedoninë e Veriut
Qeveria e Maqedonisë së Veriut vendosë orë policore çdo ditë punë nga ora 16 deri në orën 5 të mëngjesit në gjithë territorin e vendit.
Kjo masë hyn në fuqi nga dita e mërkure. Në fundjavë ora policore do të zbatohet 24 orë.
Gjatë javës personat deri 18 vjec do të kenë mundësi lëvizjeje nga ora 13 deri ora 15, ndërsa personat mbi 67 vjet nga ora 10 deri në ora 12.
Qeveria ka vendosur të kufizojë edhe lëvizjen në vendet publike. Nuk lejohen të frekuentojnë më shumë se dy persona, ndërsa masa nuk vlen për personat 14 vjeç nëse janë të shoqëruar nga prindërit.
Ky vendim i Qeverisë vjen pas rekomandimeve nga Shtabi i Përgjithshëm i Krizës, mbi bazën e pritshmërive për rritjen e numri të infektuarve 2 javëve në vijim.
Kryeministri teknik, Oliver Spasovski thotë se në bazë të analizave, kulmi i krizës në vend pritet tre javët e ardhshme.