Ç’do të thotë nëse një vaksinë është 90% efektive?
Bota po vijon vaksinim ndaj Covid-19, por pikëpyetjet janë të shumta, jo vetëm nga lajmet se në Itali mjekët kanë marrë ujë fizilogjik në vend të vaksinës. Që prej daljes së vaksinave të para, ka ekzistuar një paqartësi në lidhje me efikasitetin e tyre. Ç’do të thotë që një vaksinë është 90% efektive?
”100 njerëz janë të sëmurë me Covid-19. Efikasiteti 90% do të thotë që nëse ata do të ishin vaksinuar, mesatarisht vetëm 10 do të ishin sëmurë”,-thotë David Spiegelhalter, kryetar i Qendrës Winton për rrezikun dhe komunikimin e provave në Cambridge.
Për më tepër, ai shton se ”Efikasiteti i vaksinës është zvogëlimi relativ i rrezikut: Cilido qoftë rreziku juaj më parë, zvogëlohet me 90% nëse vaksinoheni. Ekzistojnë shumë paqartësi në lidhje me këtë numër: kjo nuk do të thotë se keni 10% mundësi për të marrë Covid-19 nëse vaksinoheni është masivisht më e ulët se 10%”.
Për të shpjeguar më mirë sesi përcaktohet efikasiteti i vaksinave, Spiegelhalter mori shembullin e hulumtimeve për vaksinën e Pfizer/BioNTech. ”Në provën e vaksinave Pfizer/BioNTech, pati tetë raste me njerëz të infektuar në 22,000 njerëz që morën vaksinën e vërtetë, krahasuar me 162 raste në 22,000 njerëz që morën placebo. Studiuesit caktuan njerëz të rastësishëm, pasi kështu mund të jemi të sigurt se vaksina shkaktoi këtë ndryshim. 8/162 = 5%, efikasiteti i vaksinës vlerësohet si 95%”.
Spiegelhalter theksoi edhe se provat nuk u përqendruan te vlerësimi i efikasitetit në parandalimin e sëmundjes së rëndë dhe vdekjeve, ”paçka se të dhënat sugjerojnë që efikasiteti mund të jetë edhe më i lartë për këto rezultate më serioze”.