Çekia merr presidencën e BE-së, Kurti: Urojmë që të mbyllet procesi i liberalizimit të vizave

Kyreministri i Kosovës, Albin Kurti organizoi një pritje me rastin e marrjes së presidencës së Bashkimit Europian nga Republika Çeke. Kurti thotë se populli i Kosovës ka pritje të mëdha nga Republika Çeke dhe lidershipi i saj për të mbyllur çështjen e kahershme të liberalizimit të vizave dhe për t’i dhënë fund izolimit të qytetarëve kosovarë në Evropën kontinentale.

”Populli i Kosovës ka pritje të mëdha nga Republika Çeke dhe lidershipi i saj për të mbyllur çështjen e kahershme të liberalizimit të vizave dhe për t’i dhënë fund izolimit të qytetarëve kosovarë në Evropën kontinentale”, ka thënë Kurti.

Po ashtu kryeministri theksoi se Kosova si i vetmi kandidat potencial për Bashkimin Europian që nuk ka aplikuar ende për anëtarësim, pret me padurim për të punuar së bashku ngushtë në gjashtë muajt e ardhshëm.

”Kjo presidencë ka një agjendë sfiduese dhe ambicioze, duke përfshirë mbështetjen për Ukrainën, sigurinë energjetike, mbrojtjen dhe sigurinë kibernetike, qëndrueshmërinë ekonomike dhe mbrojtjen e vlerave tona të përbashkëta demokratike”.

SHKARKO APP