Çekia regjistron mbi 100 raste të reja me COVID-19
Republika Çeke ka regjistruar 125 raste të reja me koronavirus, ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve të është 16,699. Autoritetet çeke njoftuan po ashtu se janë 4,729 raste aktive, 11,587 persona janë shëruar dhe 383 kanë vdekur.
Rastet e reja janë raportuar në rajonet pranë qytetit Karvina, që gjendet afër kufirit me Poloninë, por edhe kryeqytet, Pragë. Në Çeki, që prej 1 korrikut, qytetarët nuk janë të obliguar që të mbajnë maska.
Megjithatë, maskat duhet të vendosen kur qytetarët përdorin metrotë, por jo edhe për format e tjera të transportit publik në Pragë.
Mbulimi i fytyrës është i obligueshëm në spitale, shtëpi të pleqve dhe në ngjarje që zhvillohen në ambiente të brendshme, ku marrin pjesë më shumë se 100 persona.
Maskat po ashtu janë të obligueshme në rajonin Moravian-Silesian, ku autoritetet kanë regjistruar rritje të rasteve me COVID-19, sëmundjen që e shkakton koronavirusi.
Që prej 15 qershorit, në Çeki janë hequr kufizimet për hyrjen e qytetarëve nga mbi 20 shtete evropiane. Vizitorët që vijnë nga vendet, ku ka raste të mëdha me koronavirus, obligohen që të ofrojnë dëshmi përmes një testi negativ, se nuk janë të sëmurë me COVID-19, ose të futen në karantinë.
Po ashtu, kufijtë me Sllovakinë, Austrinë dhe Gjermaninë janë rihapur tërësisht, ndërkaq, ka ende kufizime sa i përket udhëtimeve me Hungarinë.