Çekia: Të mbyllet hapësira Shengen, NATO të ndërhyjë
Zëvendëskryeministri çek, Andrej Babis kërkoi mbylljen e kufirit të jashtëm të hapësirës Shengen për të mbrojtur këtë zonë evropiane të qarkullimit të lirë, me ndihmën e NATO-s, kundër valës aktuale të imigracionit.
“Ne duhet të mbyllim menjëherë hapësirën Shengen, ne kemi nevojë për të mbrojtur Shengenin”, konfirmoi Andrej Babis, zëvendëskryministër i ngarkuar me Ekonominë dhe ministër i Financave, cituar sot nga e përditshmja Pravo.
“Ne duhet të pengojmë ardhjen e imigrantëve”, theksoi gjithashtu ministri i Financave, kreu i lëvizjes ANO, që bën pjesë në koalicionin qeveritar.
Sipas tij, NATO duhet të japë ndihmë për Maqedoninë dhe Bullgarinë, përballur me një fluks imigrantësh që dëshirojnë të shkojnë në Evropën perëndimore nëpërmjet Ballkanit.
Babis, i cili shprehet rrallë për çështjet e politikës së huaj, mbështeti krijimin e një qendre pritjeje për imigrantët, për shembull në Turqi, ku do të ishte e mundur për të verifikuar çfarë i shtyn të lënë vendin e tyre.
“Republika çeke i është bashkuara programit solidarizues të bashkimit Evropian duke u angazhuar për të pritur në tokën e saj 1 500 refugjatë deri në vitin 2017”, theksoi ai.