Censusi mbetet pezull në Maqedoninë e Veriut, kuvendi nuk e voton shtyrjen e procesit për në shtator
Maqedonia e Veriut nuk arriti të enjten të nisë regjistrimin në terren të popullsisë maqedonase.
Enti Shtetëror për Statistikat fajësoi partitë politike pro dhe kundër tij se po e shtyjnë procesin për një kohë të pacaktuar.
Kuvendi maqedonas u mblodh një ditë më parë për ta anuluar censusin për shkak të situatës së rënduar me pandeminë e koronavirusit.
Kryeministri Zoran Zaev tha se ka një shumicë prej dy-të-tretat e parlamentit që përkrah idenë e zhvillimit të procesit mes 5 dhe 30 shtatorit.
Këtë do partia e madhe opozitare, VMRO-DPMNE-ja, e cila ka ofruar bashkëpunim me shumicën për disa ligje kryesore.
Partitë shqiptare këmbëngulin që regjistrimi i popullsisë dhe i banesave të vijojë sipas planit.
Censusi në Maqedoninë e Veriut nisi më 1 mars me diasporën me platformat nga interneti.
Politikanë të rajonit kanë bërë thirrje për një përfshirje sa më të gjerë të shqiptarëve, pasi nga numri i atyre që e konfirmojnë përkatësinë varen edhe të drejtat dhe përfaqësimi i tyre.
Thirrje të tilla nga kryeministrat Edi Rama apo Albin Kurti, opozita maqedonase i ka vlerësuar si ndërhyrje në punët e brendshme të vendit.