‘Çertifikata imuniteti’ / Çfarë është ideja më e re e Gjermanisë për të lejuar qytetarët të shkojnë lirshëm në punë

Gjermanët së shpejti mund të pajisen me ‘certifikata të imunitetit’ të cilat do t’i lejojnë ata të lënë karantinën e koronavirusit më herët se pjesa tjetër e popullsisë nëse testojnë pozitivë për antitrupa ndaj virusit.

Landet në të gjithë Gjermaninë aktualisht janë të mbyllura rreptësisht.

Sidoqoftë, Studiuesit gjermanë në Qendrën Helmholtz për Hulumtime të Infeksionit në Braunschweig, planifikojnë të dërgojnë qindra mijëra teste antitrupash gjatë javëve të ardhshme, të cilat mund të lejojnë që mijëra njerëz të lënë karantinën, raportoi revista Der Spiegel.

Testet janë dizajnuar për të zbuluar nëse një individ ka zhvilluar antitrupa ndaj COVID-19, duke treguar që ato në një kohë kanë qenë bartës  të virusit dhe kanë ndërtuar imunitet ndaj tij.

SHKARKO APP