Çfarë di Papa? Bota drejt një lufte të madhe
Papa Françesku, nga një vendi i shndërruar në simbol të tmerreve të Luftës së Dytë Botërore në Itali, bëri një prej thirrjeve më të forta e emocionale kundër luftës. “Bota po i drejtohet një lufte edhe më të madhe se sa ato të mëparshmet’-pohoi numri një i Vatikanit, pasi vizitoi varrezat e ushtarëve amerikanë ne qytezën e Nettunos.
Mesazhin e dha gjatë një meshë në ambient të hapur për mijëra vetë, në ditën kur Katoliket kujtojnë të vdekurit. “Kurrë me o Zot, kurrë me nga këto masakra të pakuptimta! Sot që bota është në luftë dhe po bëhet gati të hyje edhe më e fuqishme në luftë duhet ta themi këtë…Me luftën humbet gjithçka”, deklaroi Papa Françesku.
Një apel të ngjashëm Papa Françesku ia beri kancelares Angela Merkel në një letër. “Uniteti në fusha të tilla ekonomike e sociale është në kontradiktë me dëshirën e vazhdueshme per konfrontime”-ishin fjalët që i drejtoi Ati i Shenjtë, Merkelit.
KOHA JONË SONDAZH

