Çfarë fati, fiton 1 milion dollarë pasi iu dogj shtëpia nga zjarret

Asnjëherë nuk duhet dorëzuar se fati ju buzëqesh atëherë kur ju nuk e prisni. Pasi shtëpia iu dogj nga zjarret në Australi, një burrë ka fituar 1 milion dollarë në lotari. Burri i cili preferoi të mbeste anonim për mediat tha se asnjëherë nuk mendonte se mund të ndërtonte shtëpinë sërish pasi ajo u shkrumbua nga zjarret. “Me padurim pres të shkoj në shtëpi dhe të puth gruan, dhe t’i jap lajmin e madh. Kisha humbur shpresat se do ta ndërtoja shtëpinë sërish. Ishin numrat e fatit të gruas”.

SHKARKO APP