Çfarë fshihet pas atentatit ku mbeti i vrarë ish-kryeministri japonez
Trupi i ish kryeministrit japonez, Shinzo Abe, të qëlluar për vdekje një ditë më parë në një krim që shokoi Japoninë e mbarë botën, ka mbërritur në shtëpinë e tij në Tokio. Abe u qëllua për vdekje teksa fliste në një aktivitet të fushatës politike të partisë së tij në qytetin jugor të Naras.Policia që po heton atentatin ka thënë se i dyshuari kishte mllef kundër një “organizate specifike”.
Sulmuesi i dyshuar, i quajtur Tetsuya Yamagami, 41 vjeç, besonte se Abe ishte pjesë e saj. Ai e ka pranuar tashmë se qëlloi me një armë të bërë vetë. Por policia nuk bindet dhe po heton për të parë përse u shënjestrua realisht kryeministri më jetëgjatë i Japonisë në këtë post, dhe nëse autori ka vepruar i vetëm.
Teksa makina me trupin e Abe-s mbërriti në rezidencën e tij në Tokio, anëtarët e Partisë së vet Liberale demokratike në pushtet, të veshur me të zeza, u rreshtuan për të bërë nderimet e tyre.
Pranë arkëmortit të tij do të kryhen homazhe ndërsa të martën do të bëhet ceremonia e varrimit. Arma që vrau Aben ishte bërë duke përdorur metal dhe dru, e dukej se ishte e mbështjellë me shirit ngjitës. Disa armë të tjera të punuar me dorë dhe eksplozivë u gjetën më vonë në shtëpinë e të dyshuarit. Politikani veteran mori plagë në qafë e gjatë sulmit, pësoi dëmtime në zemër.
Shinzo Abe shihej si një nga figurat më të fuqishme të Japonisë. Ish-udhëheqësi vazhdonte të kishte ndikim të madh në Partinë Liberale Demokratike. Në vitin 2006, në moshën 52 vjeçare, ai u bë kryeministri më i ri japonez, por u largua pas një viti për shkaqe shëndetësore, për tu rikthyer në 2021-tën ën këtë post, në të cilin siguroi dy mandate. Abe vinte nga një familje e pasur dhe me përvojë në politikë. Babai i tij kishte shërbyer si ministër i jashtëm ndërsa gjyshi si kryeministër.