Çfarë ndodh me pacientët që janë në terapi intensive? Flasin mjekët
Disa pacientë trajtohen në pavijonin e terapisë intensive për t’i ndihmuar që të luftojnë sëmundjen.Së fundmi ka qenë kryeministri Boris Johnson, ndër figurat më të larta, që ndodhet pikërisht në këtë gjendje.
Johnson u shtrua në spital të dielën në mbrëmje teksa u shpreh se ishte “në gjendje të mirë”, por gjatë natës gjendja e tij raportohet se është përkeqësuar dhe si rrjedhojë është transferuar në pavijonin e terapisë intensive.
Zëdhënësi i kryeministrit thotë se Johnson ishte në gjendje të qëndrueshme gjatë natës dhe i është dhënë oksigjen për t’i lehtësuar frymëmarrjen.
Një mjek i terapisë intensive, duke folur në terma të përgjithshme tha se “Pacientët në përgjithësi shtrohen në terapi intensive kur janë në gjendje kritike”.
Duke folur për koronavirus, ai shtoi “Problemet me frymëmarrjen janë një simptomë e zakonshme e COVID-19”.
“Kur problemet me frymëmarrjen bëhen serioze, atëherë njerëzit duhet të shkojnë në spital për t’i lehtësuar frymëmarrjen”.
Çfarë ndodh me pacientët e infektuar me coronavirus në pavijonin e terapisë intensive?
“Jo të gjithë marrin të njëjtin trajtim në terapi intensive” tha mjeku Hill.
“Ventilimi invaziv është kur pacienti intubohet” shtoi mjeku.
Tubi më pas lidhet me një makinë respiratore që fryn ajër në mushkëritë e pacientëve që nuk janë të aftë të marrin vetë frymë dhe bëhet kur pacienti është në gjumë.
Metoda tjetër është ventilimi jo invaziv, për të cilin Hill thotë se kryhet përmes një maske të specializuar.
“Përmes kësaj metode, pacienti merr frymë vetë ndërsa makineria e ndihmon në mbushjen e mushkërive me oksigjen”.
Çfarë ndodh me pacientët e infektuar me coronavirus në pavijonin e terapisë intensive?
“Jo të gjithë marrin të njëjtin trajtim në terapi intensive” tha mjeku Hill.
“Ventilimi invaziv është kur pacienti intubohet” shtoi mjeku.
Tubi më pas lidhet me një makinë respiratore që fryn ajër në mushkëritë e pacientëve që nuk janë të aftë të marrin vetë frymë dhe bëhet kur pacienti është në gjumë.
Metoda tjetër është ventilimi jo invaziv, për të cilin Hill thotë se kryhet përmes një maske të specializuar.
“Përmes kësaj metode, pacienti merr frymë vetë ndërsa makineria e ndihmon në mbushjen e
Çfarë monitorojnë doktorët gjatë terapisë intensive?
“Ata monitorojnë vazhdimisht shumë parametra fiziologjikë”, tha Hill teksa theksoi se veçanërisht fokusi është tek niveli i oksigjenit në gjak.