Çfarë po ndodh në Meksikë? 52 të shpëtuar nën gërmadha

Qeveria lokale e qytetit të Meksikos ka thënë se 52 persona janë shpëtuar teksa gjendeshin nën gërmadha në mbarë shtetin meksikan. Këto persona janë shpëtuar, pas tërmetit të fuqishëm që goditi vendin gjatë ditës së martë.

Departamenti i Zhvillimit Social ka thënë se nuk do të ndalet së kërkuari persona, të cilët ndoshta ndodhen në vështirësi, por se kanë gjasa që të shpëtojnë gjallë. Tërmeti ka vrarë së paku 225 vetë dhe përpjekjet për të gjetur persona të gjallë janë duke vazhduar me dëshpërim.

Një tragjedi e vërtetë ka ndodhur në një shkollë të ulët dhe në një të mesme, ku janë gjetur 25 trupa të vdekur. Autoritetet janë duke kërkuar për të gjetur sa më shumë të gjallë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?