Çfarë po ndodh në Turqi? Rritet me shpejtësi numri i të prekurve nga virusi vdekjeprurës

Ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca ka konfirmuar nëntë vdekje të reja nga COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 30. Ministri njoftoi se të gjithë të vdekurit ishin të moshuar.

Koca po ashtu njoftoi se deri më tani janë kryer mbi 20 mijë teste tek njerëzit që dyshohej se janë të infektuar me koronavirus, prej të cilëve vetëm në 24 orët e fundit 289 kanë rezultuar pozitiv, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 1.236.

Koca u bëri thirrje qytetarëve që të jenë të kujdesshëm, duke shtuar se “ky vend nuk do të mposhtet nga ky kërcënim“.

“Deri më sot janë realizuar 20.335 testime, janë bërë 1.236 teste, kemi dhe kanë humbur jetën 30 pacientë të moshuar. Tani po ju shpjegojmë situatën dita ditës. Le të jemi të kujdesshëm. Ky vend nuk do t’i nënshtrohet këtij kërcënimi”, shkruan Koca.

SHKARKO APP