Çfarë po ndodh? Separatistët pro-rusë vrasin një ushtar ukrainas
Një ushtar ukrainas është vrarë nga bombardimet e separatistëve pro-rusë në Ukrainën lindore të shtunën në mëngjes.
Ndërkohë tensionimi i situatës mund të çojë në përshkallëzimin e dhunës, duke shtuar mundësitë që Rusia mund të ndërmarrë veprime ushtarake.
“Gjatë bombardimeve, një ushtar ukrainas u plagos për vdekje nga një fragment predhe,” konfirmoi administrata ushtarake në Ukrainën lindore.
Ushtria ukrainase shkruan në faqen e saj në Facebook se ka regjistruar 19 shkelje të marrëveshjes së armëpushimit nga separatistët të shtunën në mëngjes, krahasuar me 66 raste në 24 orët e mëparshme.