FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

CIA jep alarmin: Koreja e Veriut është në gjendje të godasë SHBA me raketa bërthamore

Drejtori i CIA-s, Mike Pompeo, tha se Koreja e Veriut, brenda disa muajsh, mund të jetë në gjendje të godasë Shtetet e Bashkuara me raketë bërthamore.

Duke folur në një forum të Fondacionit për Mbrojtje të Demokracive në Uashington, Pompeo tha se, megjithatë, ka dallim midis kapacitetit për të hedhur një raketë të vetme bërthamore dhe kapacitetit për të zhvilluar arsenal të armëve të tilla.

 

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

Në të njëjtin forum, këshilltari për siguri kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, H.R. McMaster, tha se SHBA-ja është në garë me kohën për zgjidhjen e këtij problemi.

Koreja e Veriut ka nisur programin bërthamor disa dekada më parë dhe, këtë vit, ka shpeshtuar testet e armëve.

Dy herë në muajin korrik, ka lëshuar raketë me rreze të gjatë veprimi që potencialisht mund të arrijë tokën amerikane. Në shtator, Phenjani ka testuar po ashtu bombë hidrogjeni, njofton Rel.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?