FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

CIA: Moska ishte paralajmëruar kundër çdo ndërhyrjeje në zgjedhjet presidenciale

Ish-drejtori i CIA-s konfirmoi sot se kishte paralajmëruar Moskën për çdo ndërhyrje në zgjedhjet presidenciale amerikane, por që Rusia kishte zgjedhur injorimin e këtij paralajmërimi të bërë verën e kaluar.

“Të gjithë duhet të jenë të vetëdijshëm se Rusia ka ndërhyrë në procesin tonë zgjedhor për presidencialet 2016 dhe ajo e ka bërë pavarësisht protestave tona dhe paralajmërimeve të qarta për të mos vepruar kështu”, deklaroi John Brennan.

Ish-kreu i CIA-s nga viti 2013 deri në janar 2017, pyetur nga komisioni i shërbimit sekret i Dhomës së Përfaqësuesve, theksoi se kishte telefonuar më 4 gusht 2016 kreun e FSB, shërbimet sekrete ruse.

Swiss Digital Desktop Reklama

“I kam thënë se të gjithë amerikanët, kushdo qoftë bindja e tyre politike apo preferenca për zgjedhjet, ishin të vendosur për të zgjedhur drejtuesit e tyre pa ndërhyrje. I kam thënë se amerikanët do të indinjohen nga çdo ndërhyrje në zgjedhje”, theksoi Brennan.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas tij, bashkëbiseduesi i tij ka mohuar papritur çdo përfshirje ruse duke theksuar se do t’ia përcillte presidentit rus, Vladimir Putin paralajmërimin amerikan.

John Brennan përsëriti që CIA kishte zbuluar në 2016 shenja të mundshme bashkëpunimi mes rrethit të Donald Trump dhe rusëve, dyshime që janë aktualisht objekt i tre hetmeve të ngjashme, dy nga parlamentarët e Kongresit dhe një nga një prokuror special i emëruar javën e kaluar./ /ec/  a.jor.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?