Çifti italian të martuar prej 50 vitesh humbin jetën nga koronavirusi dy orë larg njëri-tjetrit

Një çift italian që kishin qenë bashkë prej më shumë se 50 vjetësh kanë vdekur nga koronavirusi i ri vetëm dy orë larg njëri-tjetrit
Severa Belotti, 82 vjeçe, e Luigi Carrara, 86, kaluan ditët e fundit të jetës së tyre të vetizoluar në qytetin e tyre Albino, në provincën veriore të Bergamo.

Djali i tyre Luca Carrara, thotë se ata ishin vetë-izoluar në shtëpinë e tyre prej tetë ditësh pa marrë ndihmë mjekësore dhe kishin temperaturë 30 gradë celsius.

I biri i lënduar nga dhimbja tha për Corriere della Sera se babai Luigi, i cili ishte murator para se të dilte në pension, ishte shtruar në spital të shtunën në Bergamo ndërsa nëna e tij Severa, u shtrua një ditë më vonë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Luca ishte i zemëruar pasi nuk arriti t’i shihte.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ata vdiqën vetëm, kështu funksionon ky virus, nuk mund të thuash as lamtumirë, as t’i përqafosh dhe as t’i ngushëllosh”.

Edhe Luca, i cili punon në kompaninë e ujësjellësit Uniacque në Bergamo, është në karantinë në shtëpi me gruan e fëmijës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?