Çifti shijonte muajin e mjaltit ndërkohë djali i tyre rrezikoi jetën mes zjarrit

Ky është momenti kur për pak një çifti të sapormartuar u ndaloi zemra,pasi panë djalin e tyre mes flakëve.

Andrew dhe Louise Logan ishin në muajin e mjaltit, kur parpritmas u ndodhën mes flakëve të hotelit me pesë yje ‘Cameron House’ në brigjet e Loch Lomond.

Një fotografi e pabesueshme kapi momentin që djali i tyre Jimmy u shpëtua nga flakët nga një zjarrfikës, i cili mbajti djaloshin nën krahun e tij ndërsa ngjitej në një shkallë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një mysafir u shpall i vdekur në vendngjarje, ndërsa një tjetër vdiq më vonë në Spitalin Mbretëror Alexandra në Paisley, Renfrewshire.

Swiss Digital Mobile Reklama

Hoteli prej  80million dollarësh ka pasur mysafirë të showbiz-it përfshirë Robbie Williams, Cameron Diaz dhe Sir Sean Connery.

Dëshmitari Linsey Allan, 37 vjeç,u shpreh : “Familja po bërtiste” Na ndihmoni, nuk mund të dalim dhe kemi një fëmijë “.

‘Pastaj dhoma u mbush me tym, dritat në dhomë u larguan dhe nuk i dëgjuam më.’

Flaka prodhuan një tufë tymi të madh që mund të shihej me milje larg gjithë ditën e djeshme. Zjarrfikësit thanë se ishin larguar nga hoteli , që daton në shekullin e 18-të. dhe thanë ai ishte dëmtuar gjerësisht.

Shkaku i zjarrit ende nuk dihet, por hoteli është dëmtuar gjerësisht.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?