Çifti shqiptar drejtonte trafikun e kokainës në Selanik, 5 të arrestuar

Policia greke në Selanik ka arrestuar 4 shqiptarë dhe një grek të moshës 26 deri në 54 vjeç si pjesë e një rrjeti të trafikut të lëndëve narkotike.

Drejtues të grupit kriminal ishin një 35-vjeçar shqiptar së bashku me gruan e tij 26 vjeçar, edhe këta të arrestuar.

Policia me anë të një qeni arriti të zbulonte rreth 2 kg kokainë dhe 1.5 kg kanabis, që ishin fshehur në një vatër zjarri.

Përveç drogës, janë konfiskuar shuma prej 67,000 euro, dy pistoleta me 17 fishekë, tre vetura private dhe një motor që përdorej nga të arrestuarit për transport të drogës.

SHKARKO APP