Çifti thyen vetëkarantinimin, kapen “mat” nga Policia

Edhe pse Italia është vendi më i prekur në Europë nga Covid-19, një çift është kapur duke bërë dashuri në një makinë, në një prej rrugëve të Milanos duke shkelur rregullat e vetë-karantinimit. Të ndaluarit nga Policia ishin një burrë 23-vjeçar egjiptian dhe gruaja 40-vjeçare tuniziane, megjithatë nuk është vendosur ende se si do të ndëshkohen. Për shkak të gjendjes së vështirë në të cilën gjendet vendi për shkak të koronavirusit, italianët lejohen të dalin nga shtëpia vetëm për të blerë ushqim apo edhe për të punuar nëse e kanë të domosdoshme.

SHKARKO APP