Çifti Zelensky në kopertinën e “Vogue America”, polemikat: Lufta nuk është instagram. Ka njerëz që vuajnë!

Ka shkaktuar polemika, kopertina e revistës së njohur Vogue America, në numrin e të së cilës, shfaqet presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky dhe gruaja e tij, Olena.

Në rrjetet sociale qytetarë të indinjuar komentuan negativisht kopertinën e revistës më të rëndësishme të modës në botë, Vogue America, kushtuar zonjës së parë ukrainase Olena Zelenska, në titullin “Portreti i guximit, Zonja e parë e Ukrainës”.

Fotot e shkrepura nga Annie Leibovitz e cila fluturoi në Kiev për këtë rast, janë kritikuar, ndërsa përdoruesit e rrjeteve sociale shkruanin: “Lufta nuk është Instragram”; “Ka njerëz që vuajnë”, thuhet në reagime.

Mes komenteve është edhe ai i politologut amerikan Ian Bremmer, i cili shkruan në Twitter: ‘Zelensky ka bërë një punë fantastike duke mposhtur rusët në luftën e informacionit. Sidoqoftë, një fotosesion i modës në kohën e luftës është ide e keqe’.

SHKARKO APP