“Cikloni bombë”, anullohen 2.700 fluturime
Linjat ajrore kanë anulluar më shumë se 2.700 fluturime të planifikuara për të enjten për shkak të një stuhie të madhe që do të prekë brigjet e Maine deri në Virxhinia.
“Cikloni bombë” pritet të jetë një stuhia më e madhe dimërore në rajon përgjatë këtyre dekdave.
SHBA është aktualisht në ditën e saj të 10-të të temperaturave të ftohta rekord që filluan rreth Krishtlindjeve dhe kanë marrë 11 jetë njerëzish.
Por stuhia e re e parashikuar ka bërë që meteorologët të vendosin një term të ri, ciklon bombë.
Priten temperatura shumë të ulta dhe erëra të ftohta të rrezikshme. Masa ajrore e Arktikut do të mbërthejë 2/3 e lindjes së vendit deri fund të javës.
KOHA JONË SONDAZH

