“Cikloni bombë”, viktima dhe kaos në SHBA

Stuhia e njohur tashmë me emrin “Cikloni bombë”, ka goditur që ditën e djeshme SGBA-të me borë, erëra dhe temperatura mjaft të ulëta. Deri tani regjistrohen të paktën 6 viktima dhe autoritetet raportojnë se janë anuluar më shumë se 2.800 fluturime.

Në aeroportin ‘La Guardia” të Nju Jorkut, 90% e avionëve kanë qëndruar në tokë, është bllokuar dhe aeroporti “Jfk”.

Mësohet se rreth 67 mijë persona kanë mbetur pa energji elektrike për shkak të kohës së keqe.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shërbimi Kombëtar i Motit ka thënë sot se temperaturat e ulëta do të vazhdojnë edhe gjatë vikendit, nga të cilat kanë vdekur edhe 12 persona të tjerë në Karolinën Veriore dhe Jugore.

Swiss Digital Mobile Reklama

Si shkak i kohës së ftohtë janë anuluar mijëra fluturime, derisa mijëra persona kanë mbetur pa energji elektrike, shkollat janë mbyllur madje janë ngrirë edhe disa pjesë të ujëvarës së famshme Niagara, në Nju Jork.

Kjo stuhi është emëruar “cikloni bombë”, sipas meteorologëve, të cilët i ka dhënë këtë emër sipas fenomenit natyror të njohur si “bombogenesis”.

Ky fenomen ndodhë kur sistemi i motit përballet me një rënie të mprehtë të presionit atmosferik dhe rritet me shpejtësi, duke nisur erëra të forta dhe stuhi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?