Cikloni Ianos, Greqia bën bilancin e dëmeve

Greqia ka përveshur mëngët dhe tani fillon të rindërtojë atë që cikloni Ianos e shkatërroi gjatë kalimit të tij në brigjet helene. Në mbarë vendin u raportuan 3 viktima. I fundit ishte një 62-vjeçar i cili u zu poshtë nga çatia e shtëpisë se tij, në Kardhicë, në Greqinë qendrore.

Po në të njëjtën zonë fryrjet e lumit bënë që ujërat e tij të gërryejnë shtratin deri në pikë kritike për shkatërrimin e qendrës spitalore të qytetit. Problem i madh raportohet në prodhimet bujqësore te zonës. Fermerët nuk arritën të mbledhin dot prodhimin e tyre duke e konsideruar tanimë të humbur.

Stuhia ka prekur kryesisht ishujt e Itakës, Zakqinthit, Lefkadhes e Kefaloniasë. Tek te ky i fundit shkaterrimet u cilësuan si biblike. Kryetari i një prej komunave më të prekura, Samit, Gerasimos Mnia tregon detajet.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?