Cilët emigrantë ndalohen të hyjnë në SHBA?

 “NEW YORK TIMES” – Ligji i emigracionit: Çfarë dimë e çfarë nuk dimë?

Urdhri ekzekutiv presidentit Tramp mbi emigracionin i ndalon refugjatët sirianë të hyjnë në Shtetet e Bashkuara, ka pezulluar ardhjen e refugjatëve për 120 ditë dhe ka bllokuar qytetarët e shtatë vendeve me shumicë myslimane të hyjnë në Shtetet e Bashkuara për 90 ditë: Irani, Iraku, Libia, Somalia, Sudani, Siria dhe Jemeni.

Kjo ka shkaktuar kaos në sistemin e emigracionit dhe në aeroporte në Shtetet e Bashkuara si dhe protesta e veprime ligjore.

Më poshtë gjendet një udhëzues i shpejtë për atë që dimë dhe nuk dimë për këtë urdhër.

Çfarë dimë

Urdhri ekzekutiv u nënshkrua në 4:42 të pasdites të premten.

Urdhri nuk ndikon mbi shtetasit e natyralizuar të Shteteve të Bashkuara nga shtatë vendet e përmendura.

 Pasi u nënshkruar urdhri, studentë, vizitorë dhe mbajtës të kartës së gjelbër nga shtatë vendet – si dhe refugjatë nga e gjithë bota – u ndaluan në aeroporte në Shtetet e Bashkuara.

 Mijëra njerëz protestuan kundër urdhrit ekzekutiv në qytete në të gjithë vendin, shumë prej tyre në aeroporte. Këto protesta vazhdojnë, një tubim i madh u zhvillua jashtë Shtëpisë së Bardhë.

Natën e së shtunës, një gjykatës federal në Bruklin bllokoi një pjesë të urdhrit të zotit Tramp, duke thënë se refugjatët dhe të tjerët që po mbahet në aeroportet në Shtetet e Bashkuara nuk duhet të kthehen pas në vendet e tyre. Gjykatësit federalë në tri shtete – Masaçusets, Virxhinia dhe Uashington lëshuan vendime të ngjashme për të ndaluar qeverinë nga dëbimi i refugjatëve

Reince Priebus, shefi i stafit i Shtëpisë së Bardhë, tha se mbajtësit e kartës së gjelbër nga shtatë vendet e ndaluara nuk do të pengohen të hyjnë në Shtetet e Bashkuara. Por ai shtoi se agjentët kufitarë kanë “autoritet të pakufizuar” të kontrollojnë udhëtarët duke përfshirë edhe qytetarë amerikanë, e duke u bërë pyetje shtesë.

Ambasadorëve amerikanë në 7 vendet e përmendura u është dërguar porosi të mso lëshojnë më viza.

 Çfarë nuk dimë

Nuk ishte e qartë nëse zyrtarët e aeroporteve në të gjithë vendin jkanë vepruar në përputhje me vendimet e gjykatave që pjesërisht bllokuan urdhrin ekzekutiv të zotit Tramp.

Mbetet e paqartë se çfarë kritere po përdoren për të vendosur nëse një i huaj duhet të pranohet në Shtetet e Bashkuara.

Deklaratat e zotit Priebus bënë shumë pak për të sqaruar se si do të interpretohet urdhri ekzekutiv dhe si do të zbatohet në ditët dhe javët në vazhdim, në mënyrë të veçantë se si agjentët e kufirit do të ushtrojë “autoritet të pakufizuar.”

Procesi me të cilin është përgatitur ky urdhër ekzekutiv është i paqartë. Shtëpia e Bardhë tha se Departamenti i Shtetit dhe Departamenti i Sigurisë Kombëtare ishin përfshirë në përgatitjen e tij për disa javë, por zyrtarë të shumtë në të dyja agjencitë e mohojnë këtë pretendim.

Zyrtarët thanë se drejtuesit e Doganave dhe Mbrojtjes Kufitare, Shtetësisë dhe Shërbimeve të Emigracionit – dy agjencive e prekura më drejtpërdrejt me urdhrin – si dhe agjenci të tjera, u informuan mbi politikën e re në telefon rreth kohës kur zoti Tramp nënshkroi urdhrin të premten.

SHKARKO APP