Cipras: Na penguan aspiratat e qarqeve më konservatore të BE

 

Kujtim VANI

“Bëmë një betejë të vështirë gjashtë muajt e fundit. Luftuam deri në fund që të fitonim gjithçka më të mirë që vendi të qëndrojë në këmbët e veta dhe populli grek të mund të vazhdoj përpjekjet," tha kryeministri grek pas përfundimit të samitit duke shtuar: "U ndodhëm përpara vendimeve të vështira në dilema të vështira, “morëm përgjegjësinë me qëllim që të evitojmë realizimin e planeve të qarqeve më konservatore në bashkimin Europian”. “Marrëveshja është e vështirë, por ne evituam transferimin e asteve publike jashtë shtetit. Evituam planin e një mbytjeje financiare dhe për rrënimin e sistemit banker.” Më në fund, arritëm të kemi sukses në këtë betejë të vështirë, të fitojmë rindërtimin dhe ristrukturimin e borxhit. Dhe një financim të sigurt për një periudhë afatmesme. E dimë se nuk do të jetë një detyrë e lehtë, por ne kemi lënë një trashëgimi të konsiderueshme pas nesh. Një trashëgimi të rëndësishme dhe të nevojshme për një ndryshim në të gjithë Evropën. Greqia do të vazhdojë të luftojë dhe ne do të vazhdojmë të luftojmë në mënyrë që mund të kthehemi në zhvillim, të rikthejm sovranitetin tonë të humbur kombëtarë. Populli ynë e fitoj sovranitetin, mesazhin e demokracisë dhe mesazhin e dinjitetit e dërguam në të gjithë Evropën dhe mbarë botën. Kjo është trashëgimia më e rëndësishme. "Kryeministri falënderoi të gjithë kolegët e tij, " Ministra dhe kolegë ne bëmë një luftë shumë të ashpër deri në fund, një betejë ku në fund të ditës do të justifikohet", tha shprehimisht Cipras. "Vendimi i sotshëm mban Greqinë në kushte të stabilitetit financiar, i jep mundësinë e rimëkëbjes, por në të njëjtën kohë e dinim paraprakisht se kjo do të jetë një marrëveshje që implementimi i saj është i vështirë. Masat që përfshihen, janë masat që miratuam në Parlament, tha Cipras duke shtuar se, realizimi i marrëveshjes është i vështirë dhe se masat do të mund të shtojnë tkurrjen e ekonomisë. Por ai shtoi se paketa 35 miliardë euro për investime që do të japë Komisioni Europian, do të bindë investitorët se Grexit, dalja e Greqisë nga euro, tashmë i përket të kaluarës. Dhe kjo ndjenjë mund të krijojë një valë zhvillimi ku do të pengoj tkurrjen e ekonomisë. Në të njëjtën kohë besoj se shumica dërrmuese e popullit grek do të mbështesë përpjekjet për rikthimin e zhvillimit, bëmë një betej të drejtë, e çuam betejën deri në fund, gjithë natën bëmë negociata të vështirë, por në fund çfarëdo peshe është garanci prania jonë, pesha e të cilës do të shpërblehet nga drejtësia sociale. Nuk do të paguajë prap vetëm ata që gjatë gjithë viteve të fundit merrnin të gjithë peshën mbi supet e tyre. Këtë herë do të paguajnë, të gjithë pa përjashtim edhe ata që gjatë periudhës së kaluar kan arritur tu shpëtojën detyrimeve ose kishin gjetur mundësinë për të shpëtuar, sepse kishin mbrojtjen e qeverive të mëparshme, "tha Aleksis Cipras. "Dua tu jap një premtim", tha ndër të tjera kryeministri grek " aq sa e vështirë ishte lufta për të kërkuar një vend të mirë në Evropë, po aq tani ne kemi nevojë për një luftë më të vështirë brenda vendit tonë. Greqia ka nevojë për nj ndryshim rrënjësor në interes të forcave shoqërore dhe kundër oligarkisë që çoi deri këtu. Dhe ky është premtimi i përpjekjeve të reja që fillon nesër, "tha ai, duke mbyllur deklaratën e tij, z Cipras.

Pas marrëveshjes, fraksione brënda parties së Kryeministrit

Pas vendimit të Samitit të Eurozonës, ku u arrit një marveshje e tretë për një program ndihme për Greqinë, tashmë ajo  shpreson të futet në rrugën e normalitetit. Pas një periudhe të gjatë dhe të mundimëshme, në një kohë që Greqia ndodhej shumë afër daljes nga zona e euros, madje diskutohej edhe për një dalje nga BE, personalitetet greke e kanë cilësuar vendimin e samitit si një “ringjallje të Greqisë.  Një nga kushtet më emergjente që duhet të plotësojë Greqia është votimi urgjentisht, deri të mërkurën më 15 korrik, i masave dhe reformave të reja nga parlamenti grek. Kryeministri grek Cipras tashmë pas edhe votimit të funditpër propozimin ku siguroi plot 251 vota nga 300 deputetë që ka parlamenti megjithë rrjedhjet e votave nga partia e tij Syriza,  ka siguruar mbështetjen e tre nga partitë kryesore të opozitës, Demokracia e Re, LUMI (To Potami) dhe PASOK-u. Por ndërkohë, shefit të qeverisë grek do ti duhet të përballet me reagimet brenda partisë së tij, reagime që I dhanë sinjalet e para menjëherë pas komunikimit të marrëveshjes në samitin e eurozonës. Një grup brenda parties së kryeministrit, SYRIZA-s, që drejtohet nga ministri i energjisë, mjedisit dhe ndryshimit klimatik, ka deklaruar se do të bëjë ç’është e mundur që masat të mos miratohen. Madje u bën thirrje qytetarëve që të dalin rrugëve për të protestuar. Gjithsesi, përderisa Cipras ka siguruar mbështetjen nga opozita, reformat nuk ka dyshim se do të miratohen. Mirëpo, nuk ka gjithashtu dyshim se kryeministrit i duhet të marrë urgjentisht vendime edhe për të kryer spastrime brenda partisë, gjë që mund të shpjerë në humbjen e maxhorancës qeveritare, një maxhorancë ku SYRIZA ka vetëm 149 deputetë dhe ushtron qeverisjen bashke me 13 deputetët e Grekëve të Pavarur. Në këto kushte, nuk mundt të përjashtohet krijimi i një qeverie me bazë të gjerë, apo siç mund ta quajm qeveri e shpëtimit kombëtar, me pjesëmarrjen edhe të partive të tjera që e mbështesin aktualisht kryeministrin.

SHKARKO APP