Clapper: Watergate duket më pak i rëndësishëm në krahasim me çështjen Trump

Kontradiksioni që rrethon figurën e presidentit amerikan, Donald Trump është më i keq sesa skandali i Watergate-it të Richard Nixon, vlerësoi  ish-shefi i spiunazhit amerikan, James Clapper.

Skandali i Watergate-it përfshiu një sërë aktivitetesh të fshehta dhe ndonjëherë të paligjshme të ndërmarra nga anëtarët e administratës së atëhershme të presidentit Nixon, që përfundimisht çuan në dorëheqjen e tij në vitin 1974.

Clapper, drejtori në pension i shërbimit sekret në administratën e ish-presidentit, Obama,  i cili ka shprehur shqetësime në të kaluarën, përforcoi ndjeshëm pikëpamjet e tij rreth Trumpit gjatë një fjalimi në “National Press Club” në Canberra.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai tha se Trumpi ka nisur një sulm ndaj Shteteve të Bashkuara dhe institucioneve të tyre duke e quajtur shkarkimin e drejtorit të FBI-së, James Comey si të egër dhe të pafalshëm.

Swiss Digital Mobile Reklama

Clapper tha se Trumpi i kërkoi Comeyt të hidhte poshtë publikisht argumentet mbi lidhjet e tij të dyshuara me Rusinë.

Comey do të dëshmojë të enjten në një seancë të Senatit amerikan, si pjesë e një hetimi nëse në fushatën e Trumpit fshihen zyrtarët rusë dhe nëse ka pasur një ndërhyrje nga ana e tyre në zgjedhjet e SHBA-së.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?