“Çmendet” shqiptari në Vjenë, dhunon tre policë, ja si i futi në kurth
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Vjenë, ku një 20-vjeçar shqiptar ka dhunuar dhe sulmuar katër efektivë polici në Vjenë.
Sipas mediave të huaja, shqiptari kishte futur në kurth policët në mënyrë që t’i nxirrte në rrugë dhe t’i dhunonte.
Si ndodhi ngjarja?
Shqiptari fillimi mori në telefon policinë dhe ‘dha alarmin’ për një çantë. Në këtë mënyrë efektivët dolën të shikonin çantën, dhe ë momentin që në rrugë del efektivi i parë, shqiptari e qëlloi me grushta. Në ndihmë të efektivit erdhën edhe tre policë të tjerë, por që edhe ndaj tyre shqiptari ushtroi dhunë.
Uniformat e shtetit hodhën spraj dhe e ‘qorruan’ të riun shqiptar në mënyrë që t’i vinin prangat.
Mësohet se efektivët e kanë çuar në komisariat shqiptarin dhe më pas kanë shkuar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Ndërkohë shqiptari nuk ka dhënë asnjë arsye pse ka bërë një veprim të tillë.