Çmimi “i kripur” që Trump pagoi në darkën me Macron

Darka mes presidentëve Donald Trump dhe Emmanuel Macron, të shoqëruar me bashkëshortet e tyre në Kullën Eiffel, ka kushtuar 178 mijë dollarë.

Këtë shifër e publikuar “Daily Mail”. Kjo u përfol shumë, por pa e ditur se sa ishte fatura deri më sot, kur në rrjetet sociale po qarkullon një faturë e pretenduar si fatura që Trump ka paguar për darkën në restorantin luksoz. Sipas “Daily Mail” çmimi i darkës në kullën Eifel i çifteve presidenciale ishte afro 155 mijë euro.

Shishja e shampanjës e Trump-it kushtoi 130 mije euro Në faturën e publikuar nga “Daily Mail” shihet që është porositur një pjatë me spinaq dhe salcë holandeze, fileto viçi dhe patate, karkaleca dhe po ashtu si ëmbëlsirë çokollatë e ngrohë dhe akullore me kakao. Nuk mungoi dhe një tiramisu e madhe, që në menu është e shënuar “XXL”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në menu përfshihen dhe 4 shishe ujë mineral, dy Coca Cola, si dhe një shishe shampanjë “Armand de Brignac”, çmimi i së cilës zinte pjesën më të madhe të faturës, plot 130 mijë euro. 250 euro gjithashtu janë shpenzuar për puro.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?