Çmimi i lartë i naftës, kryeministri Abazoviç: Unë kam hequr makinën zyrtare
Qeveria e Malit të Zi sipas kryeministrit shqiptar Dritan Abazoviç, do të bëjë gjithçka me politikën e saj të akcizës për të ndikuar në çmimet e karburanteve. Për të qytetarët duhet të jenë të vetëdijshëm se ka një luftë aktuale në territorin e Evropës.
“Çmimet janë ngritur në qiell në të gjitha vendet e botës. Ne do të bëjmë ç’të mundemi në lidhje me kufizimet. Deri tani kemi pasur çmimin më të ulët të karburantit”.
Kur është fjala për kursimet e qeverisë, Abazovic tha se mendon se qeveria është shumë e kursyer, ku tregoi se ai ka hequr makinën zyrtare.
”Duke filluar nga kryeministri që nuk përdor automjet zyrtar jashtë orarit të punës dhe që nuk dëshiron të shkojë me eskortë dhe të konsumojë karburant sa herë që nuk ka nevojë. Të gjithë duhet ta bëjnë këtë”.