CNN: ISIS ngre në Siri një celulë speciale për armët kimike

ISIS është duke ndërtuar një “celulë të re për armët kimike”, të përbërë nga ekspertë të ardhur nga Iraku dhe Siria.

Zbulimi vjen nga shërbimet inteligjente amerikane, sipas asaj që ka raportuar CNN, i cili citon një funksionar ushtarak. Celula, e formuar nga persona që nuk kanë punuar asnjëherë së bashku, është ngritur në zonën pranë lumit Eufrate, mes Mayadin dhe Qaim. Zona është e kontrolluar nga Kalifati dhe është pak lag kufirit irakian.

Sipas CNN, zona ku është ngritur celula është bërë “kryeqyteti” i ri i ISIS-it për shkak të presionit të madh ushtarak të ushtruar në Raka nga ana e forcave lokale dhe të koalicionit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas ekspertëve amerikanë, ISIS është duke konsoliduar kompetencat e tij sa i takon armëve kimike për të përforcuar pikërisht aftësitë e veta të mbrojtjes në zonat ku ushtron akoma kontroll.

Swiss Digital Mobile Reklama

Një zëdhënës i koalicionit, të drejtuar nga amerikanët, Ryan Dillon, nuk ka konfirmuar burimet mbi celulën, por i ka thënë CNN që “në të shkuarën, ka përdorur agjentë kimikë me gradë të ulët. E dimë që ISIS është gati për të përdorur armë kimike, – shtoi ai, – por nuk duam që të bëhen të zotë”.

Sipas funksionarëve të pyetur nga CNN, ka pasur më shumë se 15 sulme me armë kimike nga 14 prilli i shkuar në zonën e Mosulit perëndimor.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?