Comey: Trump nuk më ka dhënë urdhër të prer për Flynn, unë e kam interpretuar si një udhëzim

Ish-shefi i FBI-së James Comey u shpreh sot gjat një senace dëgjimore në Senatin amerikan se Donald Trump nuk i ka kërkuar në mënyrë të prerë që të braktisë hetimet mbi ish-këshilltarin e tij Michael Flynn.

Por, Comey i ka marrë fjalët e presidentit amerikan si një udhëzim, theksoi ai gjatë një dëshmie para një komisioni hetimor të Senatit të ngritur për çështjen e ndrhyrjeve të Trump mbi hetimet për ndrëhyrjet e rusisë në zgjedhjet presidenciale amerikane.

I pyetur nga senatorja demokrate, Dianne Feinstein mbi fjalët që Donald Trump i kishte thënë Comey-t se “shpresoj se ju mund të gjeni një mënyrë për ta braktisur këtë, të lironi Flynn” (nje person qendror në aferpn ruse).

Swiss Digital Desktop Reklama

Comey u përgjigj duke theksuar se “arsyeja përse vazhdoj të them këto fjalë është se unë i kam interpretuar si një udhëzim”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?