Conte në Ankara takon Erdogan, në fokus armëpushimi në Libi

Kryeministri italian Giuseppe Conte ka zhvilluar sot një vizitë zyrtare pune në Ankara ku është takuar me Presidentin e Republikës së Turqisë Recep Tayyip Erdogan.

Në qëndër të takimit ka qënë situata në Libi, panorama e politikës ndërkombëtare si dhe raportet mes dy vendeve.

Në konferencën e përbashkët për shtyp Presidenti turk deklaroi se “uron që armëpushimi në Libi të arrihet sa më shpjet e të jetë kohëgjatë”.

Gjithashtu Erdogan informoi në lidhje me gjetjen e zgjidhjes në Libi ai do të jetë pjesë së bashku me presidentin rus Putin në takimin diplomatik të Berlinit që pritet të zhvillohet këtë fundjavë.

Ndërsa kryeministri Giuseppe Conte deklaroi se takimi i Berlinit do të jenë gjithëpërfshirës e do jenë pjesë dhe aktorët kryesorë politikë libianë. “Ky është një proces politik, tha ai, e duhet një stabilitet i përhershëm me impenjimin e të gjithë komunitetit ndërkombëtar.”

Takimi i Berlinit pritet të zhvillohet më 19 janar 2020 e ndër pikat që pritet të firmosen nga kryeministri i Libisë Fayez al Sarraj e Gjenerali Khalifa Haftar është ndalimi i trupave turke në Libi, mbikqyrja e situatës në vend nga forcat e OKB e Rusia.

Dy liderët libanë ndodhen sot në Moskë për gjetjem e një zgjidhje të situatës e armëpushimit në Libi.

SHKARKO APP