Coronavirus, Spanja shteti i katërt në botë për numrin e të infektuarve

Spanja u është renditur si kombi i katërt në botë për numrin e të infektuarve, pas raportimit të 1 mijë rasteve të reja në vend, duke e çuar totalin në 8,744.

Numri i viktimave në Spanjë ka shënuar 292, ndërkohë është raportuar edhe që 517 janë shëruar.

Autoritetet spanjolle thanë se vdekjet për shkak të coronavirus janë më se dyfishuar në 24 orët e fundit.

Këto shifra të larta janë paraqitur disa ditë pasi qeveria spanjolle shpalli gjendjen e jashtëzakonshme dhe mori masa drastike për të kufizuar lëvizjen.

Gjithashtu janë mbyllur, restorante, dyqane veshjesh dhe reduktim i transportit publik.

Policia shpërndan mesazhe përmes dronëve

Pasi njoftimit se të gjithë banorët duhet të qëndrojnë në shtëpi, polica spanjolle ka përdorur dronë  për të shpërndarë audio mesazhe, përmes të cilave njerëzve u kërkohej të shmangnin lëvizjet.

Vendet publike, nga rrugët e qyteteve dhe në plazhet në mbarë Spanjën ishin të shkreta dhe me një prani të theksuar të policisë, me agjentët të veshur me dorezat lateks dhe maska në fytyrë.

SHKARKO APP