Coronavirusi, 208 raste të reja dhe 8 vdekje në Itali, 133 shërohen

Në 24 orët e fundit në Itali janë regjistruar 208 raste të reja të koronavirusit, duke e çuar në 241.819 numrin e personave që kanë kontraktuar sëmundjen që nga fillimi i pandemisë.

Ndërkohë 8 persona humbën jetën, duke e çuar në 34.869 numrin e viktimave.

133 persona të tjerë u shëruan.Në Lombardi 111 njerëz u testuan pozitivisht për Covid-19. Zero raste të regjistruara në dhjetë rajone.

Swiss Digital Desktop Reklama

Qarku i Lazios kontrollon fluturimet nga Bangladeshi-Pas zbulimit të disa infeksioneve pas kthimit të një njeriu nga Bangladeshi, rajoni i Lazios lëshoi një urdhër për të rritur kontrollet në fluturimet speciale nga Dhaka.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në veçanti, urdhri parashikon që pasagjerët në fluturime speciale nga Dhaka (Bangladesh) dhe të autorizuar nga ENAC i nënshtrohen testeve serologjike dhe molekulare, në mënyrë që çdo rast pozitiv të kontrollohet menjëherë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?