Covid-19/ 659 raste të reja në Maqedoni, numri i viktimave arrin në 1,924
Ministria e Shëndetësisë në Shkup informon se në 24 orët e fundit, nga 1.715 teste të kryera, janë regjistruar 659 raste të reja infektimi me Covid-19, ndërsa 23 pacientë kanë humbur jetën.
Shpërndarja e rasteve të reja
Shkup-248, Kumanovë-18, Dibër-1, Stip-8, Prilep-33, Tetovë-40, Strugë-39, Veles -33, Manastir-46, Ohër-47, Kavadarci-14, Gostivar-21, Gjevgjeli-1, Strumica-2, Kriva Pallanka-4, Radovish-3, Kocani-14, Demir Hisar-3, Makedonski Brod-1, Pehçevo-1, Berovë-11, Vallandovë-1, Vinicë-11, Delçevo-5, Sveti Nikollë-17, Kërçovë-4, Resnjë-12, Negotinë-21.
Shpërndarja gjeografike e viktimave
5 pacientë nga Shkupi (61, 61, 79, 84 dhe 68), dy nga Shtipi (60 dhe 69), 4 nga Struga (55, 57, 56 dhe 84), 4 nga Manastiri (67, 59 , 79 dhe 70), 3 pacientë nga Ohri (64, 70 dhe 65), një nga Gostivari (72), 1 nga Strumica (55), 2 nga Radovishi (73 dhe 81), 1 nga Krusheva (63).
Kujtojmë se, në 24 orët e fundit 774 pacientë e kanë fituar betejën me virusin.
Nga nisja e pandemisë, Maqedonia e Veriut regjistron 67,968 infektime dhe 1,924 viktima.