Covid-19/ A e bën ky mutacion vaksinën joefektive?

Një tjetër variant i virusit Covid-19 është kthyer në shkak për shqetësim!

Varianti B1526 është shfaqur në nëntor, në New York dhe më pas u perhaps edhe më tej.

Ajo që bie në sy është se dy ekipe të ndryshme shkencëtarësh kanë zbuluar se ky variant redukton efektshmërinë e vaksinës.

Shkencëtarët nga Instituti i Teknologjisë në Kaliforni dhe Universiteti i Kolumbias kanë studiuar materialin gjenetik të virusit.

Ata kanë zbuluar se mutacioni E484K, që më parë është hasur në variantin e Afrikës së Jugut, redukton reagimin imun.

Përveç kësaj, mutacioni S477N i këtij varianti është në gjendje të ndikojë mënyrën se si lidhet virusi me qelizat njerëzore.

Studimet e tyre janë publikuar, por nuk janë kontrolluar akoma nga ekspertët.

Për shkak se varianti po përhapet me shpejtësi, virologët janë të shqetësuar në bazë të këtyre rezultateve.

“Nisur nga përfshirja e dy mutacioneve E484K dhe S477N, shto këtu faktin se zona e Nju Jorkut ka një imunitet të madh për shkak të valës së pranverës, ky është një variant që duhet mbikëqyrur,” tha Kristian Andersen i institutit ‘Scripps Research’ në San Diego. BILD

SHKARKO APP