Covid-19/ Anglia rikthen masat e rrepta, bizneset reagojnë ashpër: Po ngulin gozhdën e fundit në arkivol
Boris Johnson në fjalimin e tij që pritet të mbajë sot në Parlamentin Britanik, do të përshkruaj planet e reja të masave që pritet të ndërrmerren me rritjen të rasteve të koronavirusit në Angli.
Një ndër masat e cila tashmë është bërë e ditur ka të bëjë me mbylljen e pub-eve dhe restoranteve pas orës 22:00 nga e enjtja, si dhe punonjësit e zyrave do të inkurajohen të punojnë nga shtëpia.
Ministri i Zyrës së Kabinetit Michael Gove la të kuptohet më herët se mund të ketë më shumë ndryshime që do të vijnë.
Rregullat e reja për mbylljen pas orës 22:00 për pub-et dhe restorantet në Angli do të jenë “absolutisht shkatërruese”, duke lënë disa biznese të paafta për të mbuluar kostot e tyre, paralajmëroI më herët industria.
Martin Ëolstencroft, i cili administron bare nëpër veri të Anglisë, tha: “Ky do të jetë gozhda e fundit në arkivol për shumë njerëz.
“Pas orës 10 është me të vërtetë kur ne fillojmë të bëjmë para, sepse atëherë fillojmë të kemi më shumë punë”, tha ai për BBC.
Oliver Vaulkhard, drejtori menaxhues i një grupi mikpritjeje në veri-lindje të Anglisë, u shpreh: “10:00 nuk tingëllon e tmerrshme, por ju përgjysmon të ardhurat tuaja.
Grupi Vaulkhard ka vetëm gjashtë nga 15 ambientet e tij të hapura aktualisht. Koncertet e muzikës dhe klubet të natës vijojnë të mbeten të mbyllura.