Covid-19 bën namin në funeralin e peshkopit Amfilohije, infektohet edhe figura kryesore e Kishës Ortodokse Serbe

Koronavirusi i ri ka bërë kërdinë në funeralin e peshkopit malazez Amfilohije. Sipas BBC, peshkopi ndërroi jetë nga koronavirusi, edhe pse ishte skeptik ndaj Covid-19.

Megjithatë, funerali i tij u kthye në një vatër të koronavirusit.

Mes të infektuarve pas funeralit është edhe figura kryesore e Kishës Ortodokse Serbe, patriarku Irinej. 90-vjeçari është shtruar në spital të mërkurën. Ai udhëhoqi funeralin e 82-vjeçarit Amfilohije.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të pranishmit në varrim ishin pa maska dhe shumë prej tyre puthnin trupin e peshkopit, të vendosur në një arkivol të hapur.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas BBC, përveç patriarkut Irinej, të infektuar janë edhe shumë njerëz të tjerë që morën pjesë në funeral. Mes tyre dhe pasuesi i Amfilohije.

Ky i fundit njihej për qëndrimet e tij radikale kundër shqiptarëve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?