Covid-19 bllokon fluturimet, piloti përfundon në punonjës ndërtimi
Një ish pilot i linjës komerciale i cili ka punuar si pilot gjatë pandemisë u bë i njohur në rrjetet sociale pasi ndau një postim ku krahasonte uniformat e tij.
Patrick Pawelczak ndau historinë e tij në një postim në Linkedin, duke arritur më shumë se 15 milion shikime brenda disa ditësh.
Babai tha se ai ishte frymëzuar për të ndarë përvojën e tij pasi një shok pilot bëri të njëjtën gjë.
Postimi i tij përshkruante se si 12 muaj më parë ai ishte “ankuar për fluturimet e natës dhe fluturonte 700 orë atë vit.”
Z.Pawelczak punoi për kompaninë sllovake Go2Sky derisa koronavirusi e detyroi të mbyllej.
“Unë doja të ndaja përvojën time për të punuar në ndërtim dhe duke treguar që të gjithë jemi duke vazhduar, pavarësisht se nuk jemi në gjendje të fluturojmë.” – I tha ai AeroTime.
Pas përfundimittë një detyre në Turqi që përfshinte gjashtë fluturime ai u kthye në Barcelonë .
Ai tha se pavarësisht të ardhmes të pasigurt ishte shumë i lehtësuar që ishte në shtëpi dhe në gjendje të takohej me vajzën e tij.
“Ndoshta unë duhet të jem me familjen time gjatë kësaj kohe, duke mbështetur gruan time dhe duke e parë vajzën time të rritet.”
“Unë besoj se gjithçka ndodh për një arsye kështy që , edhe pse kjo është një kohë e vështirë, mbase kështu duhej të ishte,” -tha ai.
Z.Pawelczak shpjegoi se ai e gjeti veten në një humnerë të ulur në shtëpi, duke parë television duke pranuar : ”Unë nuk dija se cfarë të bëja.”
Por duke e vendosur krenarinë mënjanë ai kaloi nga pilot në punë ndërtimore.
Pavarësisht se nuk kishte bërë kurrë punë ndërtimi, ai tha se u mësua shumë shpejt.
“Unë do të vazhdoj të bëj gjithcka që duhet të bëj derisa të filloj të fluturoj përsëri dhe mezi e pres atë ditë,” shkroi ai.