Covid-19: Ekonomia e Kinës është rritur

Ekonomia e Kinës u rrit me një ritëm të ngadaltë, krahasuar me vitet e kaluara, por mbetet në rrugën e duhur duke qenë e vetmja ekonomi globale që është rritur në vitin 2020.

Ekonomia u rrit me 2.3% vitin e kaluar, pavarësisht mbylljes nga Covid-19 e cila bëri që prodhimi të binte në fillim të vitit 2020.

Masat e rrepta të kontrollit të viruseve dhe lehtësimi i emergjencave për bizneset ndihmuan në rimëkëmbjen e ekonomisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rritja në tre muajt e fundit të vitit arriti në 6.5 %, shkruan BBC.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Të dhënat e prodhimit të brendshëm bruto tregojnë se ekonomia është normalizuar pothuajse. Ky moment do të vazhdojë, megjithëse shpërthimi aktual i Covid-19 në disa provinca në Kinën Veriore mund të shkaktojë përkohësisht luhatje,” tha Yue Su, ekonomist kryesor në Njësinë e Inteligjencës Ekonomike.

Tregjet e aksioneve të Kinës pësuan fitime modeste në shifrat e fundit, të cilat tejkaluan pritjet e ekonomistëve.

Sektori i prodhimit të Kinës duket se është rikuperuar, me të dhënat e  ditës së sotme që tregojnë një rritje prej 7.3% të prodhimit industrial.

Ajo që tregojnë këto shifra është së strategjia e Kinës për mbylljen e qyteteve me vështirësi ka funksionuar.

Një kombinim i investimeve të drejtuara nga qeveria dhe kërkesa globale për mallra kineze ndihmuan për të rimëkëmbur shpejt ekonominë dhe për të rritur eksportet.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?