Covid-19, ekspertët: 6-12 javët në vijim do të jenë më të errëtat
Momentalisht Europa po përjeton një rritje të frikshme të rasteve me Covid-19. Këtë dimër, pritet një rritje e numrit të të infektuarve, ashtu siç po shohim në SHBA dhe një pjesë të Europës.
Sipas ekspertëve të shëndetësisë, 6 deri në 12 javët në vijim pritet të jenë më të errëtat në të gjithë këto muaj pandemie, deri në gjetjen dhe hedhjen në treg të një vaksine efikase, e cila në përdorim do të mund të hyjë vetëm vitin e ardhshëm, me shumë gjasë në verën e 2021-shit.
Pavarësisht shifrave, doktor Anthony Fauci, një nga zërat më të besueshëm në SHBA por njëkohësisht më të kritikuarit nga administrata Trump, thotë se nuk ka vend për një rikthim në karantinë. Ekspertët sugjerojnë se vetëm respektimi i masave kufizuese mund ta vërë virusin nën kontroll, së paku edhe për 2 apo 3 muajt në vijim.