Covid-19/Fauci tregon 3 faktorë që kanë ulur numrin e vdekjeve në SHBA

Edhe pse shifrat e infektimeve nga Covid vijojnë në të jenë të larta, Dr. Anthony Fauci, eksperti kryesor i sëmundjeve infektive në SHBA tha se vdekjet kanë psuar rënie.

Gjatë një takimi të shtunën me Shoqatën Amerikane të Mjekëve, Fauci veçoi tre faktorë të lidhur me këtë fenomen: “Mosha e pacientëve, përvoja e mjekëve me virusin dhe ilaçet më të mira.

Fakti që të rinjtë tani po infektohen, është gjithashtu një faktor që ul nivelin e vdekjeve”, tha ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithashtu Fauci tha se në disa pacientë, simptomat e Covid janë parë të zgjasin edhe pas disa muajsh.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Diku mes 25% deri në 35% të pacientëve Covid-19 kanë simptoma të zgjatura si lodhja, dhimbjet e muskujve, çrregullimet e gjumit e të tjera edhe pas shërimit. Ne e dimë absolutisht të sigurt se ekziston një sindromë post Covid-19”, tha ai.

Është e paqartë saktësisht se sa mund të zgjasin simptomat, por Fauci tha se ato janë vërejtur për muaj me radhë pas një infeksioni fillestar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?