Covid-19, Johnson: Mbyllen kafenetë dhe restorantet
Kryeministri britanik Boris Johnson ka dalë në një konferencë për mediat ku foli rreth situatës nga Covid-19 dhe masave të marra për parandalimin e përhapjes së sëmundjes.
Ai deklaroi se qeveria po bën gjithçka që masat e shpallura në fillim të kësaj jave dhe njoftoi se do të mbyllen kafenetë, baret dhe restorantet.
“Dua t’u bëj me dije biznseve si kafeneve, pabet, baret dhe restorantet që të mbyllen sonte sa më shpejt, gjithashtu edhe kinematë e palestrat preken nga ky vendim”, deklari Johnson,
Ai theksoi se njerëzit nuk duhet të dalin sonte në ambiente të tilla.
“Ne duam që ju të qëndroni në shtëpi që të mbroni shëndetin tuaj,” shtoi ai.
Deri më tani në Britaninë e Madhe janë regjistruar 184 viktima dhe 3,269 të infektuar me Covid-19.