Covid-19, Johnson paralajmëron: Pas 2-3 javësh situata në Britani mund të jetë e ngjashme me atë në Itali

Kryeministri i Britanisë së Madhe Boris Johnson ka paralajmëruar se Shërbimin Shëndetësor Kombëtar (NHS) se vendi rrezikohet nga shpërthimi i koronavirusit dhe se situata në Britani mund të jetë e ngjashme me atë në Itali pas 2 ose 3 javësh..

“Numrat janë shumë të rreptë dhe ato po përshpejtohen. Ne jemi vetëm disa javë, dy ose tre, prapa Italisë,” tha Johnson.

“Italianët kanë një sistem të shkëlqyer të kujdesit shëndetësor e megjithatë mjekët dhe infermierët e tyre janë tejkaluar plotësisht nga kërkesa. Numri i të vdekurve në Itali tashmë është në mijëra dhe po rritet.

“Në qoftë se nuk veprojmë së bashku, përveç nëse bëjmë përpjekjen kombëtare heroike dhe kolektive për të ngadalësuar përhapjen, atëherë ka shumë të ngjarë që vetë NHS-ja jonë të tejkalohet në mënyrë të ngjashme,” tha Johnson.

“Kjo është arsyeja pse ky vend ka ndërmarrë hapat që ka, në imponimin e kufizimeve që nuk janë parë kurrë më parë as në paqe as në luftë.”

Deklarata e Johnson u dha në Ditën e Nënës në Mbretërinë e Bashkuar. Ai po u bën thirrje njerëzve të qëndrojnë larg nënave të tyre për shkak të virusit, dhe në vend të kësaj i telefonojnë ata. Megjithatë, vetëm disa ditë më parë, vetë Xhonsoni tha që shpresonte të shihte nënën e tij.

Aktualisht në Britaninë e Madhe janë shënuar 244 viktina dhe 5,018 të infektuar.

SHKARKO APP