Covid-19/KE miraton përdorimin e kushtëzuar të Remdesivir
Komisioni Europian ka miratuar ditën e sotme përdorimin e kushtëzuar të medikamentit Remdesivir, për të kuruar pacientët e prekur nga Covid-19. Kjo është kura e parë e miratuar nga unioni për të trajtuar pandeminë.
Ky vendim vjen disa javë pas Agjencia Europiane e Barnave (EMA) dha aprovimin për përdorimin e ilaçit të prodhuar nga “Gilead Sciences”, tek të rriturit dhe adoleshentët nga 12-vjeç e sipër, të cilët vuajnë nga pneumonia dhe kanë nevojë për oksigjen.
Ky vendim vjen disa ditë pasi kompania vendosi që ta shpërndajë të gjithë sasiën e prodhuar në Amerikë për 3 muajt e ardhshëm, duke ngritur alarmin për furnizimin e shteteve të tjera. Komisionerja për Shendetin dhe Sigurinë Ushqimore në BE, Stella Kyriakides, u shpres se unioni do të lëvizë çdo gur, për të siguruar trajtimin ndaj pandemisë.
”Ne nuk do të lëmë gur pa lëvizur në përpjekjet tona për të siguruar trajtime efikase apo vaksinën kundër virusit”. Komisioni Europian deklaroi një ditë më parë, se ishte në negociata me kompaninë prodhuese, për të siguruar medikamentin për 27 vendet e unionit.